Griezmann bëhet “gazi i botës”, shikoni çfarë ka humbur mbrëmë(VIDEO)

Antonie Griezmann vijon të shfaq një formë të dobët te skuadra e Barcelonës. Edhe pse këtë sezon ka pasur më shumë hapësira, ai sërish nuk ka mundur që të shënojë gola me peshë.

Mbrëmjen e djeshme francezi u shfaq me një “look” të ri, me flokë të kapura bisht, ndërkohë që humbi edhe një rast flagrant. Në minutën e 55-të, Jordi Alba e shërbeu me portën e boshatisur.

Griezmann jo vetëm që nuk e shtyu në rrjetë, por ja dhuroi topin portierit, i cili ishte në cepin e portës dhe kishte humbur thuajse çdo shpresë. /Koha Jone/

SHKARKO APP