Griezmann dëmtohet dhe rrezikon ndeshjen e Championsit ndaj Napolit
Barcelona ka konfirmuar dëmtimin e Antonie Griezmann. Sulmuesi francez luajti si titullar në fitoren e Barcelonës kundër Valladolid me rezultatin 0-1. Futbollisti francez pësoi një dëmtim muskulor.
Stafi mjekësor i Barçës ka kryer analizat për lojtarin dhe ka kuptuar se ka një problem në këmbën e tij të djathtë.
“Testet e kryera këtë mëngjes kanë treguar se Antonie Griezmann ka një problem në muskujt e këmbës së tij të djathtë. Gjendja e tij duhet parë në vazhdimësi”, shkruan klubi katalanas.
Mediat spanjolle raportojnë se ai mund të rrezikojë edhe ndeshjen e kthimit kundër Napolit, nëse shkalla e dëmtimit do të dalë e rëndë. Francezi po kalon një moment të vështirë, teksa do i duhet që të mendojë edhe për merkaton, duke parë formën aspak të mirë te Barcelona.