Griezmann: Një si Messi lind çdo 40 vjet!
“Nuk u largova nga Atletico për të fituar Championsin, ose më shumë tituj. Erdha te Barcelona për të mësuar një stil të ri loje, një filozofi të re për t’u rritur në nivelin personal”. Kështu e ka shpjeguar transferimin te skuadra blaugrana, Antoine Griezmann në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s.
Sipas sulmuesit francez, edhe pa të “Atletico Madrid mund të fitojë La Ligan dhe Championsin, kanë ekipin dhe trajnerin që mund t’ia dalin”. Griezmann më pas nuk i ka kursyer elozhet për Simeone-n: “Një trajner shumë, shumë i zoti. Është fantastike ta shohësh se çarë mund të bëjë në një ekip. Të gjithë janë pas tij. Gjen gjithmonë një mënyrë për të fituar, punon shumë para ndeshjeve, studion çdo detaj”.
Më pas francez ka disa fjalë të mëdha edhe për Leo Messin: “Po flasim për një futbollist që nuk do ta shohim më, ose ndoshta çdo 40 vjet. Duhet ta shfrytëzojmë faktin që e kemi shok ekipi. Atë që bën me topin është e pabesueshme, është spektakël ta shohësh të luajë dhe të luash përkrah tij”. /R.Lika-Koha Jone/