
Brajan Gruda ka dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme në përballjen ndaj Holandës, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të fitores së thellë 5-0.
Talenti shqiptar ishte vendimtar në këtë sukses, duke realizuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime gjatë 82 minutave të aktivizuara në fushën e lojës. Një performancë që konfirmon cilësitë e tij teknike dhe ndikimin e madh në fazën ofensive të skuadrës.
Përveç kontributit direkt në gola, Gruda regjistroi edhe tre pasime vendimtare dhe krijoi dy raste të mëdha shënimi. Ai provoi portën tri herë, me dy goditje në kuadrat, ndërsa kompletoi dy nga katër driblimet e tentuar.
Paraqitja e tij u vlerësua me notën fantastike 9.6/10, një tregues i qartë i ndikimit që pati në fitoren 5-0 ndaj Holandës.
Një mbrëmje për t’u mbajtur mend për Brajan Grudën, i cili ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para.