Gruda përmbys City-in, i dhuron një fitore të madhe Brighton në Premier League
Java e tretë e Premier League solli emocione dhe surpriza të mëdha, me një rezultat të bujshëm në sfidën mes Manchester City dhe Brighton. Skuadra e Pep Guardiolës, pas një pjese të parë dominuese dhe golit të zakonshëm të Erling Haaland në minutën e 34-t, nuk arriti të mbante ritmin në pjesën e dytë.
Brighton-i i drejtuar nga Hurzeler reagoi fuqishëm, duke gjetur fillimisht barazimin dhe më pas golin e fitores me Brajan Gruda-n, për ta mbyllur takimin 2-1 dhe për t’i dhënë një shuplakë të fortë kampionëve në fuqi.
Fitorja i ngjit “Seagulls” në vendin e dhjetë, ndërsa City mbetet në kuotën e 3 pikëve, shumë larg pritshmërive për këtë fillim sezoni. Në një tjetër sfidë, Nottingham Forest i Nuno Espirito Santo triumfoi 3-0 ndaj Ëest Ham, që po kalon një krizë të thellë duke mbetur në fundin e tabelës dhe ende pa pikë në këtë edicion të kampionatit anglez.
🚨🏴 BRAJAN GRUDA HAS GIVEN BRIGHTON THE LEAD IN THE 89TH MINUTE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Brighton 2-1 Manchester City.pic.twitter.com/KTlsN4F6lV
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 31, 2025
KOHA JONË SONDAZH

