Grup ferri për Shqipërinë, ja rivalët për eliminatorët e Europianit
Në Dublin po hidhet shorti për grupet kualifikuese nga të cilat do të përcaktohen skuadrat që do të shkojnë në Europianin e vitit 2020, që do të luhet në disa shtete të ndryshme të Europës.
Shqipëria renditet në vazon e katërt, çka do të thotë se do të ketë të paktën 3 kundërshtarë më të fortë se vetja në letër. Ndërkohë, Kosova që merr pjesë për herë të parë në eliminatoret e një Europiani, renditet në vazon e pestë pas një edicioni mjaft të mirë në Ligën e Kombeve, ku edhe arriti ta përfundonte e para në grup.

KOHA JONË SONDAZH

