Grushte dhe shkelma fytyrës, ja si përfundon një ndeshje në Brazil (VIDEO)
Në Brazil nuk janë të rralla ndeshjet që përfundojnë me grushte. Një skenë e tillë është përsëritur edhe në sfidën Atletiko Paranaense-Fluminense të kampionatit brazilian të U-17, e cila përfundoi me një sherr masiv ku u përfshinë të gjithë lojtarët dhe stafet teknike e kishin të pamundur ti ndanin
Gjithçka nisi kur dy futbollistë u përleshën pas një faulli në mesfushë, duke bërë që më pas të ndërhynin edhe lojtarët e tjerë. Grushte, shkelma në fytyrë detyruan arbitrin e ndeshjes të tregonte 10 kartonë të kuq, ndërkohë që situata u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së sigurisë në fushë. Ndeshja kishte përfunduar me fitoren e Fluminenses me rezultatin 1-2.
KOHA JONË SONDAZH

