Guardiola elozhe për Khusanov: Një nga blerjet më të mira në vitet e fundit!
I transferuar në Manchester në muajin janar për 40 milionë euro, pa ditur asnjë fjalë anglisht dhe pothuajse i panjohur për publikun e gjerë, Abdukodir Khusanov po i mbyll gojët e skeptikëve dhe po fiton gjithnjë e më shumë besim.
Mbrojtësi uzbek ka arritur të bindë mbi të gjitha Pep Guardiolën, i cili e aktivizon rregullisht dhe në konferencën e fundit për shtyp nuk kurseu elozhet:
“Khusanov mund të luajë në të gjitha rolet e mbrojtjes, përveç se si mbrojtës i majtë. Nuk është një lojtar që krijon shumë raste përpara, por vizioni i tij i lojës është i jashtëzakonshëm. Është i fortë, i ekuilibruar dhe jashtëzakonisht i përqendruar. Një blerje e shkëlqyer, ndoshta një nga më të mirat që klubi ka bërë vitet e fundit. Jam i bindur se do të bëjë karrierë të gjatë këtu”.
Me këto fjalë, trajneri spanjoll konfirmoi edhe një herë besimin e plotë tek talenti 20-vjeçar, i cili duket i destinuar të bëhet një prej pikave të forta të City-t në të ardhmen.
KOHA JONË SONDAZH

