Guardiola i mbyll derën një rikthimi te Barcelona: Ishte bukur, por e kam mbyllur përgjithmonë!
Pas një sezoni të vështirë në krye të Manchester City-t, Pep Guardiola është i vendosur ta nisë një sezon tjetër në Angli. Trajneri katalanas ka punuar intensivisht javët e fundit për të përgatitur skuadrën në prag të sezonit të ri të Premier League, që starton më 18 gusht, me një sfidë në transfertë ndaj Ëolverhampton.
Siç ndodh shpesh, emri i Guardiolës është përfolur sërish në lidhje me një rikthim të mundshëm te Barcelona, klubi i zemrës me të cilin fitoi gjithçka mes viteve 2008-2012. Por, këtë herë, tekniku e ka mbyllur përfundimisht derën për një rikthim në Katalonjë.
“Barcelona? Është e mbyllur. Përgjithmonë. Ka qenë shumë bukur, por është një histori që ka përfunduar,” tha Guardiola në një deklaratë të prerë, duke shuar çdo iluzion për një rikthim në “Camp Nou”.
Me këtë qëndrim të qartë, Guardiola konfirmon përkushtimin ndaj të tashmes dhe projektit të Manchester City-t, me synimin për ta rikthyer skuadrën në majat e futbollit anglez dhe europian. Në horizont, për trajnerin katalanas, nuk përjashtohet një aventurë ndryshe në të ardhmen, ndoshta me një kombëtare, por jo më me Barcelonën.
KOHA JONË SONDAZH

