Guardiola këshilla Perezit: Stadiumi i shkëlqyer, bëni diçka për barin

Real Madrid dhe Manchester City barazuan 3-3 në çerekfinalen e parë të Champions League. Në “Bernabeu” dy skuadrat dhuruan spektakël dhe lanë gjithçka të hapur për kalimin më tej në ndeshjen e kthimit pas një jave në “Etihad”.

Pep Guardiola tha se rezultati ishte i mirë, pasi po luanin në “Bernabeu”. I pyetur nga gazetarët për lojën jo dominuese, spanjolli tha se ishin duke luajtur kundër Realit.

“Madridi është gjithmonë i veçantë. Ne morëm epërsinë, por nuk ka mbaruar kurrë këtu. Ne e pranojmë rezultatin, javën tjetër do të luajmë në një stadium plot, tifozët do të na ndihmojnë. Pse nuk e mbajtëm epërsinë? Është në rregull, miku im, ky është Bernabeu. Ne shënuam tre gola këtu, është mirë, është një rezultat i mirë për ne, kjo është e sigurt. Reali është i fortë, nuk është shaka”, tha Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?