Guardiola komenton humbjen e turpshme në Norvegji: Kishim disa mungesa!

Manchester City po kalon një periudhë të ndërlikuar, ndërsa presioni mbi Pep Guardiolën po rritet nga java në javë. Pas humbjes 2-0 në derbin ndaj Manchester United, “qytetarët” kanë mbetur shtatë pikë pas Arsenalit në garën për titullin e Premier League, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë rikthimin në krye.

Sfida europiane në Norvegji ndaj Bodo/Glimt pritej të shërbente si një mundësi reagimi, por realiteti në fushë ishte krejt i kundërt. City u shfaq i pafuqishëm dhe pas 60 minutash ishte në disavantazh të trefishtë.

Goli i Rayan Cherkit për 3-1 vetëm sa zbuti rezultatin, pa ndryshuar fatin e ndeshjes. Edhe Erling Haaland pati një paraqitje nën nivel, me pak raste dhe ndikim minimal në lojë. Megjithatë, humbja nuk e vë në rrezik kualifikimin për fazën pasuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk pajtohem që luajtëm dobët. Na mungonin lojtarë kyç si Doku dhe Savinho dhe nuk kishim anësorë të aftë për të mposhtur një lojtar. Bodo është shumë i organizuar, të detyrojnë të hapesh dhe pa lojtarë një-me-një, është e vështirë të krijosh raste. Urime për ta. Ndihemi sikur shumë detaje po punojnë kundër nesh, por lojtarët janë aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bodo e meritoi fitoren; ata luajnë futboll fantastik. Shumë ekipe kanë vuajtur këtu vitet e fundit. Nuk është e lehtë të luash në këtë stadium, por ne jemi City dhe do të fitojmë përsëri ndeshje të tilla. Është për të ardhur keq, sepse dhamë gjithçka”, deklaroi Guardiola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?