Guardiola: Lojtarët e mi duhet të futen në frigorifer për 48 orë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka filluar të mendojë që tani për kalendarin e ngjeshur të skuadrës së tij në ditët festive të fundvitit. Për të përballuar ngarkesën, me dy ndeshje vetëm 46 orë larg njëra-tjetrës, spanjolli tha se do t’i kërkonte lojtarëve të vet të futeshin në frigorifer.

 

“Lojtarët brenda në frigorifer, nuk bëj fare shaka”, tha Guardiola në konferencë për mediat, para ndeshjes së të shtunës në fushën e Crystal Palace. “Të shkojnë në shtëpi, të hapin frigoriferin dhe të futen brenda për 48 orë. Më pas, shihemi në stadium. Kur të hap frigoriferin për të bërë një omëletë ndoshta flas me lojtarët e mi.

Njerëzit nuk duan t’ia dinë për lojtarët. Nëse dëmtohet njëri, duan të shohin tjetrin në fushë. Sistemi nuk i mbron lojtarët, kalendari është shumë i ngarkuar, sinqerisht e them këtë. Bëjmë takime me drejtuesit e Premier League, trajnerët, me UEFA-n, bëjmë foto duke qeshur, pimë kafe, por në fund duhet të respektojmë këtë kalendar dhe janë lojtarët ata që zbresin në fushë”.

SHKARKO APP