Guardiola: Me fat që nuk luajti Mbappe, s’mund të kërkoj më shumë nga karriera ime!

Pep Guardiola është shfaqur mëse i lumtur pasi skuadra e tij, Manchester City u kualifikua mbrëmjen e djeshme për në finalen e madhe të Champions League. Spanjolli ka siguruar finale e tretë të Champions League, dy prej të cilave i ka fituar kur drejtonte Barcelonën, të fundit një dekadë më parë.

“Është një rezultat i pabesueshëm. Klubi ynë ka investuar shumë me para, por jo vetëm. Na mbështeti në kohërat e këqija, që ne të arrijmë finalen e parë të Ligës së Kampionëve, është e jashtëzakonshme. Ishim me fat që Mbappe nuk luajti, do të ishte vdekjeprurëse. Duhet ta përgëzoj Mahrez. Ne jemi në finale pasi mundëm një skuadër që eliminoi Barcelonën

Unë nuk di si të shkoj në finale pa një qendërsulmues tipik në fushë … Ndoshta unë do të fus një sulmues në finale. Sidoqoftë, ne do të shijojmë këto javë, duke shpresuar të fitojmë Premier League për t’u përgatitur më mirë për finalen. Nuk mund të kërkoj më shumë nga karriera ime. Kam pasur fatin të drejtoj skuadra të pabesueshme me lojtarë jashtëtokësorë”, deklaroi Guardiola.

SHKARKO APP