Guardiola i mrekulluar nga Bellingham: Gënjen, nuk mund të jetë 17 vjeç!

Pep Guardiola është mahnitur nga talenti i Dortmundit Jude Bellingham, i cili është vetëm 17 vjeç. Ai hyri në histori pasi shënoi në minutën e 15-të kundër Manchester City-t. Gjithsesi, goli i tij nuk i mjaftoi skuadrës gjermane për të përparuar në fazën gjysmëfinale të kompeticionit.

“Nuk mund ta besoj, ndoshta ai është gënjeshtar. Është shumë i mirë për te qenë vetëm 17 vjeç. Ai është një lojtar fantastik. Ishte një moment kur ai nuk e ia pasuan topin nga qendra dhe më pas ai reagoi duke bërtitur dhe e kërkoi atë top.

Në moshën 17-vjeçare do të thotë shumë. Fola me trajnerin e tij, Edin Terzic, dhe ai më tha: ajo që keni parë në këto dy ndeshje, është si në çdo seancë stërvitore”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?