Guardiola ngre alarmin: Do të rriten infektimet me ndërprerjen e kombëtareve!

Manchester City zhvillon ndeshjen e radhës në Premier League. Djemtë e Pep Guardiolës do të luajnë në fushën e Everton sonte në mbrëmje. Në muajin mars do të ketë shumë ndeshje dhe impenjime. Duelet e Champions League kanë nisur, por do të fillojnë edhe përballjet e fazës eliminatore për Botërorin Katar 2022.

“Premier League duhet të jetë e shqetësuar për situatën. E vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga ky virus është qëndrimi në shtëpi dhe mbajtja e distancës me të tjerët. Nuk duhet të ketë kontakte dhe as udhëtime të shumta.

Futbollistët do të fillojnë të grumbullohen me kombëtaret e tyre dhe është e vështirë të kontrollohen më pas. Për fat të keq, mendoj do të ketë rritje të rasteve me Covid-19.

Sigurisht që do të më pëlqente të thoja të kundërtën. Por, eksperienca na ka mësuar se nëse lëviz shumë, atëherë shtohet rreziku i infektimit me koronavirus“, deklaroi trajneri spanjoll i Manchester City.

 

SHKARKO APP