Guardiola nuk i zë besë danezëve: Me një episod mund të përmbyset gjithçka!
Manchester City rikthehet të luajë në Champions League, të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e dytë të fazës së 16-të kundër Copenhagen.
Në duelin e parë “qytetarët” fituan në Danimarkë me rezultatin 3-1, duke qenë pranë kalimit në turin tjetër. Megjithatë, trajneri spanjoll nuk i beson atij rezultati dhe kërkon nga të tijtë të japin maksimumin në fushë.
“E di që rezultati 3-1 ndaj Copenhagen është një rezultat i mirë, por në fazën e grupeve bëmë të njëjtën gjë me Leipzigun. Më pas, në ndeshjen e dytë ishim në disavantazh 0-2.
Një episod, një penallti, një karton i kuq apo ndonjë gjë tjetër që mund të ndodhë mund t’i komplikojë gjërat. Kështu që, duhet të jemi të kujdesshëm edhe nëse nisemi nga një rezultat i favorshëm”, tha Guardiola.
KOHA JONË SONDAZH

