Guardiola nxit Mançester Sitin të luajë si ndaj Uest Hemit: Kemi ende shpresë për të fituar titullin

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ende ka besim se skuadra e tij mund të ketë sukses këtë sezon.
Katalanasi mori zemër nga fitorja e thellë në Kupën e Anglisë.
Kjo është skuadra që ai dëshiron.Pep Guardiola mund të ndihet më në fund krenar për Mançester Sitin, ndërsa ende beson se objektivat maksimalë të sezonit mund të arrihen.
Fitorja 5-0 në fushën e Uest Hemit për Kupën e Anglisë, ishte e tillë që do t’i jepte zemër çdo trajneri në botë.
Siti jo vetëm u kualifikua, por shkëlqeu me golat e shënuar radhazi nga Jaja Ture me penallti, Nordvajt me autogol, David Silva, Sergio Aguero dhe mbrojtësi Xhon Stouns.
Guardiola:“Nëse ne do të luajmë siç duhet, ne mund të rikuperojmë terrenin e humbur ndaj rivalëve. Jemi përpjekur vazhdimisht, sidomos në fillim të sezonit, por në dy muajt e fundit ne nuk ia dolëm, duke bërë gabime sidomos në mbrojtje. Shpresoj që kjo fitore ndaj Uest Hemit të na japë moralin e duhur për t’u kthyer në nivelin e duhur. Ne nuk kemi qenë aq të fortë dhe aq të shpejtë sa të tjerët, ndaj na duhet të qarkullojmë më mirë topin, ndryshe do ta kemi të vështirë të konkurojmë me rivalët tanë”.
Gjithesi, Mançester Siti ka mbetur prapa në Premier Ligë, me 7 pikë diferencë nga Çelsi kryesues, kur kanë kaluar 20 ndeshje, pra më shumë se gjysma e sezonit.
Edhe pse ka shënuar mjaft gola, skuadra e ndërtuar me shumë shpenzime, ka treguar një mbrojtje të dobët dhe, me 42 pikë, është edhe prapa Liverpulit e Totenhemit, ndërsa Arsenali e Mançester Junajtid nuk janë shumë larg.
Megjithatë, me talentin që ka në përbërje, ekipi i trajnerit katalanas mundet ende të synojë titullin në Angli dhe pse jo, edhe fitoren e Championsit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?