Guardiola puth gjyqtarin e katërt, gjesti bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Një episod i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen Arsenal–Manchester City në “Emirates Stadium”. Teksa “Qytetarët” kryesonin 1-0 falë golit të shënuar nga Erling Haaland në minutën e 9-të, trajneri Pep Guardiola u vu në qendër të vëmendjes për një veprim të pazakonshëm.

Tekniku spanjoll u pa teksa e kapi për faqe gjyqtarin e katërt Craig Paëson dhe tentoi ta puthte. Edhe pse arbitri arriti të shmangte gjestin në momentin e fundit, skena nuk i shpëtoi kamerave dhe tifozëve, të cilët reaguan menjëherë në rrjetet sociale.

Ironikisht, pak minuta më vonë, City humbi avantazhin, pasi Gabriel Martinelli shënoi në shtesë golin e barazimit për Arsenalin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pep kisses the 4th official 90′
byu/kidnamedindexfinger insoccer

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?