Guardiola: Rodri është më mirë, por ende nuk është gati për stërvitje
Spanjolli Rodrigo Hernández, mesfushori i Manchester Cityt, ende nuk i është bashkuar stërvitjeve me grupin pas dëmtimit në ijë që pësoi më 19 prill. Megjithatë, sipas trajnerit të tij, Pep Guardiola, gjendja e lojtarit është “më e mirë”. Rodri u dëmtua në minutat e fundit të fitores kundër Arsenalit dhe që atëherë ka humbur ndeshjet fituese kundër Burnleyt në Premier League dhe Southamptonit në FA Cup.
Për këtë arsye, nuk pritet që ai të jetë në dispozicion këtë të hënë për ndeshjen e parë nga pesë “finalet” e mbetura për Cityn, të cilat janë thelbësore për t’i rrëmbyer titullin e Premier League Arsenalit. “Qytetarët”, që renditen të dytët në tabelë me një ndeshje më pak, do të përballen me Evertonin në transfertë.
“Ai është më mirë, por ende nuk stërvitet,” konfirmoi trajneri Guardiola të premten në konferencën për shtyp para ndeshjes me “Toffees”. Manchester City ka gjithashtu mungesën e Rúben Dias, i cili ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit për shkak të një problemi muskulor, duke shtuar sfidat për skuadrën në këtë fazë vendimtare të sezonit.
Marrë nga Marca Premier
KOHA JONË SONDAZH

