Guardiola rrëfen një nga gabimet e karrierës dhe zbulon lojtarin më të rëndësishëm

Trajneri katalanas Pep Guardiola, i cili në karrierën e tij ka fituar plot 39 trofe mes Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City, ka pranuar se edhe ai ka bërë gabime në pankinë.

Në programin televiziv “Adiós a Txiki”, kushtuar ish-drejtorit sportiv Txiki Begiristain, Guardiola u ndal te një vendim që sot do të donte ta kishte marrë ndryshe: largimi i Jesus Navas nga Manchester City.

“Zgjedh një emër jo të zakonshëm, Jesus Navas. Duhej të kishte qëndruar më gjatë me ne. Faleminderit për vitin e kaluar bashkë, por më vjen vërtet keq që e lashë të ikte. Do të kisha dashur shumë të kishte qëndruar më gjatë, por ndonjëherë bëhen gabime”, – u shpreh Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanjolli zhvilloi 183 ndeshje, shënoi 8 gola dhe dha 35 asiste në 4 sezone me Manchester City, duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij në krahun e djathtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, kur u pyet për lojtarin më të rëndësishëm të erës së tij në “Etihad”, trajneri katalanas nuk pati asnjë dyshim: “Gundogan, për vlerën e madhe që pati te ne”, – tha Guardiola, duke nënvizuar rolin vendimtar të mesfushorit gjerman në sukseset e City-t vitet e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?