Guardiola: Sfida me Leverkusenin, kyçe për të siguruar fazën tjetër

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusenit, theksoi se skuadra e tij tashmë e ka lënë pas humbjen në kampionat ndaj Newcastle.

“E kemi harruar menjëherë atë rezultat. Ndeshjen e analizuam, por tani është thelbësore të mbajmë ritmin në fazën e grupeve,” deklaroi tekniku spanjoll. Ai shtoi se ekipin e presin katër ndeshje finale në grup, dy prej të cilave në shtëpi dhe dy të tjera si mysafir.

Duke vlerësuar kundërshtarin e radhës, Guardiola u shpreh: “Nesër përballemi me ekipin që renditet i treti në Bundesliga, ndaj kjo është një sfidë jashtëzakonisht e rëndësishme për të siguruar një vend mes tetë skuadrave më të mira.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim, ai ritheksoi nevojën për përqendrim maksimal te ndeshja e ardhshme. “Duhet të fokusohemi vetëm te ajo që na pret nesër. Çfarë ka ndodhur më parë nuk vlen më, e kaluara nuk llogaritet,” përfundoi Guardiola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?