Gullit i ashpër: Kam vendosur të mos shoh më futboll, është bërë i tmerrshëm!

Ikona e futbollit holandez, Ruud Gullit, ka lëshuar një kritikë të ashpër ndaj drejtimit, që sipas tij, po merr futbolli modern. Ish-fituesi i “Topit të Artë” deklaroi se ka vendosur të mos e ndjekë më sportin që dikur e dashuronte.

“Nuk më pëlqen më futbolli. Kam vendosur të ndaloj së shikuari. Pashë Arsenal–Chelsea, çfarë ndeshjeje e tmerrshme!”, u shpreh ai.

Më tej, ish-ylli i Milanit shpjegoi arsyet e zhgënjimit të tij: “Shoh lojtarë që përpiqen të fitojnë goditje këndi, që kërkojnë rivënie anësore. Shoh mbledhës topash gati për t’u dhënë peshqirë futbollistëve. Futbolli është bërë i tmerrshëm. Shpresoj që kjo të mos jetë rruga që po ndjekim.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Gullit, loja ka humbur spontanitetin dhe guximin individual. Ai kërkon një futboll më të gjallë, me më shumë driblime dhe më pak skema të ndërtuara rreth goditjeve standarde.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po pres lojtarë që të përballen me mbrojtësit, dikë si Lamine Yamal. Më mungon gëzimi! Nuk argëtohem më duke parë futboll. Të gjithë thjesht zbatojnë detyrat e tyre në fushë. Ku janë lojtarët që driblojnë? Ku janë ata me personalitet? Pse të gjithë vetëm pasojnë? Pasime, pasime dhe sërish pasime!”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?