Gundogan jashtë planeve të Barcelonës, mund të përfundojë te … Ronaldo
Ilkay Gundogan mund të largohet nga Barcelona në ditët në vijim. Trajneri Hansi Flick nuk e konsideron si një element në qendër të projektit dhe kështu Blaugranët kanë ndërmarrë hapa për të gjetur një ekip për të.
Një nga sugjerimet është Manchester City, por ndërkohë nga Arabia Al Nassr-i i Cristiano Ronaldos duket ekipi më i interesuar.
Sipas “Sport”, 33-vjeçari është i gatshëm të japë miratimin për kalimin e tij në ligën saudite. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

