Gundogan rikthehet te Manchester City: Mezi pres të vesh sërish këtë fanellë!
Ilkay Gundogan është rikthyer sërish te Manchester City, skuadër më të cilën firmosi një kontratë 1-vjeçare. Gundogan do të mbajë të veshur fanellën me numrin 19.
Mesfushori u largua nga City pasi udhëhoqi ekipin si kapiten në një sezon fantastik ku arritën të fitonin “tripletën” legjendare. Në total me fanellën e “qytetarëve”, Gundogan ka luajtur 304 ndeshje duke shënuar 60 gola.
“6 vitet e mia këtu kanë qenë një kënaqësi e madhe. Të kisha një mundësi për t’u rikthyer këtu për mua do të thoshte shumë. Të gjithë e dinë respektin që kam për Pep Guardiola, trajneri më i mirë në botë. Çfarë të them për lojtarët këtu, janë të gjithë të një niveli botëror. Mezi pres të rivësh fanellën e Man.City”, theksoi ndër të tjera Gundogan.
KOHA JONË SONDAZH

