Haaland humbet dy penallti brenda një minute (VIDEO)

Skena e pabesueshme në ndeshjen mes Norvegjisë dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Ylli norvegjez Erling Haaland humbi dy penallti brenda më pak se një minute, pasi të dyja herët u ndal nga portieri izraelit Danijel Perec.

Në fillim të takimit, Norvegjia fitoi një penallti që mund t’i jepte avantazhin e hershëm. Haaland mori përgjegjësinë, por Perec e priti goditjen e parë. Megjithatë, ndërhyrja e VAR-it sinjalizoi se portieri izraelit ishte larguar nga vija e portës para goditjes, ndaj arbitri vendosi që penalltia të përsëritej.

Edhe në përpjekjen e dytë, sulmuesi i Manchester City-t u ndal nga i njëjti portier, Perec, i cili ndali mjaft mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?