Haaland, i dëmtuar dhe jashtë ndeshjes kundër Leeds
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, do të mungojë në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Leeds United për shkak të një dëmtimi të vogël të pësuar në stërvitjen e fundit. Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi norvegjez Viaplay. Ky është një pengesë e vogël për golashënuesin kryesor të skuadrës së Pep Guardiolës, i cili ka shënuar 22 gola në Premier League këtë sezon.
Mungesa e Haaland vjen në një moment kyç për Manchester Cityn, i cili po kërkon të ngushtojë diferencën prej pesë pikësh me liderin Arsenal në garën për titullin e Premier League. Ndeshja e sotme në Elland Road konsiderohet thelbësore, dhe City do të duhet të bëjë pa golashënuesin e tij më të mirë.
Megjithatë, nuk ka shqetësim të madh për lojtarin nordik. Sipas të njëjtit transmetues, “Cyborg” pritet të rikthehet për ndeshjen e së mërkurës kundër Nottingham Forest dhe prania e tij në eliminatoret kundër Real Madridit nuk është në rrezik. Edhe trajneri Guardiola konfirmoi dëmtimin, duke thënë: “Para dy ditësh, në momentet e fundit të stërvitjes, ai pati disa probleme, një dëmtim të vogël. Nuk është një problem i madh, por nuk do të jetë i disponueshëm për sot.”
Marrë nga Marca Premier
KOHA JONË SONDAZH

