Haaland i sinqertë: Sezon i tmerrshëm, duam të paktën një trofe

Erling Haaland ka folur hapur për sezonin zhgënjyes te Manchester City, në një intervistë për BBC Sport, ku nuk ka kursyer autokritikën dhe ka pranuar se skuadra nuk ishte në nivelin e zakonshëm.
“Ka qenë një sezon i vështirë, nuk është aspak bukur të humbasësh kaq shumë ndeshje. Është e dhimbshme dhe jo argëtuese. Prandaj, duhet ta mbyllim mirë sezonin dhe të sjellim një trofe në shtëpi”, tha sulmuesi norvegjez, duke iu referuar finales së FA Cup, ku City do të ketë një mundësi për të shpëtuar pjesërisht sezonin.
Skuadra e Pep Guardiolës, ndonëse kampione e Anglisë për katër vite me radhë dhe fituese e Champions League në vitin 2023, këtë herë ndodhet shumë larg kreut, me 18 pikë më pak se Liverpooli, dhe aktualisht në garë për vendin e tretë.
“Nëse nuk fiton pesë trofe, nuk quhet një sezon i suksesshëm, këto janë standardet që kemi vendosur. Nuk kemi bërë mjaftueshëm mirë në kampionat, por shpresojmë të sigurojmë të paktën një vend në Champions League”, tha sulmuesi norvegjez. /R.Lika-Koha Jonë/