Haaland largohet nga grumbullimi me Norvegjinë, por do të rikthehet në kohë rekord

Pas tripletës spektakolare që shënoi fundjavën e kaluar në fitoren 5-0 ndaj Izraelit, sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka braktisur grumbullimin me kombëtaren për t’u rikthyer në Manchester.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Norvegjeze e Futbollit, e cila njoftoi se disa lojtarë janë detyruar të largohen për shkak të problemeve fizike dhe ngarkesës së lartë të ndeshjeve. Ata nuk do të jenë pjesë e miqësores ndaj Zelandës së Re, që zhvillohet sot në mbrëmje.

Në komunikatën zyrtare thuhet: “Lojtarët me program të ngjeshur ndeshjesh po kthehen në shtëpi: Alexander Sørloth, Julian Ryerson, Erling Haaland dhe Fredrik Bjørkan. Myhre dhe Haaland po largohen nga skuadra për shkak të një dhimbjeje në kyçin e këmbës.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Federata thekson se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz. Sulmuesi i Manchester City-t pritet të rikuperohet plotësisht dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola për ndeshjen e Premier League ndaj Evertonit, që do të luhet të shtunën.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?