Haaland pa limite, thyen rekordin e pabesueshëm në Champions

Nuk është Messi apo Ronaldo por shifrat e Erling Haaland janë sa të pabesueshme aq edhe fantastike.

Sulmuesi i Salzburgut vijon të befasojë në gjithçka dhuron në fushën e lojës. Norvegjez me golin e shënuar ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve theu një rekord të ri në futbollin evropian. Në moshën 19-vjeçare, ai ka realizuar shtatë gola në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental për klube dhe tashmë ka tejkaluar numrin e golave të realizuar nga Raúl dhe Mbappé në të njëjtën moshë.

Në pak muaj ai është shndërruar në një “yll” i padiskutueshëm i futbollit. Në këtë sezon në kampionatin austriak ka shënuar 12 gola në 11 ndeshje dhe gjashtë asistime. Shifrat të frikshme që do ti kishte zili cilido dhe aq më tepër në moshën e Haaland.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për talentin nordik interes kanë shfaqur disa nga ekipet prestigjoze të europës si Real Madridi, Manchester United, Barcelona dhe Juventusi. Ekipi i Salzburgut për t’u privuar nga shërbimet e Haaland kërkon të paktën 100 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?