Haaland shkruan historinë e rekordeve në Champions League, numrat e tij janë të frikshëm

Erling Haaland po vazhdon të shkruajë historinë në UEFA Champions League. Me golin e shënuar në pjesën e parë kundër Borussia Dortmund, sulmuesi norvegjez i Manchester City ka arritur kuotën e 54 golave në vetëm 52 paraqitje, duke u futur në top-10 e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në vetëm 25 vjeç.

I lindur në Leeds, Haaland shpërtheu në skenën evropiane në vitin 2019 me Red Bull Salzburg, kur u bë lojtari i parë dhe i vetëm që shënoi një “hat-trick” në pjesën e parë në ndeshjen e tij të debutimit në Champions, në fitoren 6-2 ndaj Genk.

Në pesë ndeshjet e para në kompeticion, ai realizoi tetë gola, duke u bërë lojtari i katërt në histori që arrin një ecuri të tillë, pas Del Pieros, Diego Costas dhe Haller.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas fazës së grupeve, Haaland kaloi te Borussia Dortmund, ku vazhdoi të thyejë rekorde. Ai arriti 10 gola pas vetëm 7 ndeshjeve, një arritje që në atë kohë ishte rekord absolut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim, ai ka vendosur standarde të reja për çdo kufi golash:

15 gola pas 12 ndeshjeve

20 gola pas 14 ndeshjeve

25 gola pas 20 ndeshjeve

30 gola pas 25 ndeshjeve

35 gola pas 27 ndeshjeve

Në moshën 22 vjeç e 272 ditë, Haaland u bë lojtari më i ri që arrin 35 gola në Champions League.

Rekordet që nuk ndalen

Në sezonin 2023/24, me golin ndaj Leipzig, ai u bë më i shpejti (35 ndeshje) dhe më i riu (23 vjeç e 131 ditë) që arrin 40 gola në këtë kompeticion.

Ndërsa në sezonin aktual 2025/26, me golin ndaj Napolit, norvegjezi theu një tjetër rekord historik: 50 gola në vetëm 49 ndeshje!

Haaland është përballur me 25 ekipe të ndryshme në Champions dhe ka shënuar kundër 19 prej tyre. Vetëm Ajax, Manchester City (kur luante me Dortmundin), Inter, Crvena Zvezda, Sporting CP dhe Juventus kanë arritur ta ndalin.

Në total, ai ka dy “hat-trick”-e dhe nëntë dygolësha në Champions, ndërsa është i pari që ka shënuar më shumë se një herë në katër ndeshje radhazi (kur ishte te Dortmund). Në ndeshjen kundër Leipzig në sezonin 2022/23, Haaland u bë lojtari i tretë në histori që shënon pesë gola në një ndeshje të Champions League.

🏆 Rekordet kryesore të Erling Haaland në Champions League:

Më i riu që arrin 15 gola – 20 vjeç e 126 ditë

Më i shpejti që arrin 15 gola – 12 ndeshje

Më i riu që arrin 20 gola – 20 vjeç e 231 ditë

Më i shpejti që arrin 20 gola – 14 ndeshje

Më i riu që arrin 25 gola – 22 vjeç e 47 ditë

Më i shpejti që arrin 25 gola – 20 ndeshje

Më i shpejti që arrin 50 gola – 49 ndeshje

I vetmi lojtar që ka shënuar një “hat-trick” në debutim

I vetmi lojtar që ka shënuar më shumë se një gol në debutim me tre klube të ndryshme

I vetmi lojtar që ka shënuar më shumë se një herë në katër ndeshje radhazi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?