Haaland si De Ligt, kërkon një pagë të çmendur te Juventusi
Erling Haaland është një nga emrat më të nxehtë të merkatos së janarit në merkaton europiane. Në ditët e fundit është shtuar interesi i Juventusit për sulmuesin e talentuar të Salzburgut, teksa operacioni po ndiqet nga agjenti i njohu Mino Raiola.
Transferimi mund të kryhet për shifrën e 30 milionë eurove, aq sa është edhe klauzola e tij. “Tuttosport” ndërkohë ditën e sotme ka shkruar se talenti kërkon një pagë të çmendur, plotë 8 milionë euro në sezon.
Nëse skuadra torineze do t’i plotësojë dëshirën, ai do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar në ekip së bashku me De Ligt. Edhe pse të rinj në moshë ata lënë pas futbollistë si Higuain (7.5), Paulo Dybala (7.3), Ramsey, Rabiot (7) dhe Pjanic (6.5). /R.Lika-Koha Jone/