Haaland tregon idhujt që e frymëzojnë, nga Michu te Cristiano Ronaldo
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland dha një intervistë të gjatë për “Esporte Interativo” në të cilin foli për disa nga idhujt që e kanë frymëzuar në karrierën e tij.
“Unë kam shumë idhuj teksa Michu është njëri prej tyre. Ishte fantastik te Swansea, më pas adhuroja Cristiano Ronaldo për atë që ka bërë në 10 vitet e fundit. Më pëlqen të shihja, sidomos sulmuesit, teksa jam njëri prej tyre.
Adriano ishte gjithashtu fantastik, më pëlqente shumë, ai ishte i pandalshëm. Romario ishte vërtet i fortë dhe i shpejtë, por Adriano nuk kishte frikë nga asgjë. Ai driblonte, gjuante dhe shkatërronte portat. Pak a shumë si goli im kundër PSG …”.
Më pas ai foli edhe për festimin e tij të pazakontë, teksa ulet shpesh herë me sytë e mbyllura dhe këmbët e kryqëzuara duke medituar.
“Më pëlqen shumë të meditoj. Më bën të ndihem i qetë. Ja përse kur shënoj festoj në atë mënyrë”, deklaroi Haaland. /Rozalb Lika-Koha Jone/