Haaland tregon shenjat e betejës ndaj Brighton
Erling Haaland me një postim në rrjetet sociale ka treguar shenjat e “betejës” ndaj Brighton, që u mbyll në barazim 1-1. Edhe pse në dukje ishte një ndeshje pa objektiva për të dyja skuadrat agresiviteti në fushë nuk mungoi.
Norvegjezi u rikthye në formacion, pasi u la pushim ndaj Chelsea-t. Pas ndeshjes së djeshme, ai postoi një foto të atleteve Nike, por me mbishkrimin “i dua këto”, por ideja e tij ishte të tregonte shenjat e ndërhyrjeve të ashpra që pësoi.
Gjithsesi nuk do të jetë aspak problem, pasi ai pritet që të jetë rregullisht në fushë për finalen ndaj United në Fa Cup dhe më pas ndaj Interit në Champions. /R.Lika-Koha Jonë/