Haaland zbulon sekretin: Solskjaer më ndihmoi të bëhesha “makineri” golash

Erling Haaland brenda një periudhe shkurtër arriti që të futej menjëherë në listën e sulmuesve më të mirë në botë. Edhe pse vetëm 19 vjeç, ai është kthyer protagonist te skuadra e Dortmundit, ndërkohë që më parë spikati në pjesën e parë të sezonit te Salazburg-u. Në një intervistë për Eurosport, sulmuesi norvegjez ka treguar edhe sekretin se si ai arrin që të jetë një makineri e vërtetë golash.

“E kujtoj shumë mirë atë moment. Luanim një ndeshje kundër Brannit. Përpara asaj ndeshjeje unë dhe Solsjkaer bëmë pak praktikë përpara portës. Kujtoj që më ka mësuar disa rregulla të thjeshta që i kishim parë në stërvitjet përpara asaj ndeshjeje. Më ka mësuar të jem shumë i qetë dhe të jem shumë i kujdesshëm për të lexuar situatat në mënyrë që të kuptoj se ku do të përfundojë topi.

Dhe kur e kupton shumë mirë diçka të tillë, e ke shumë të lehtë që të shënosh. Solskjaer ka meritën e madhe që më ka mësuar këto gjëra”, theksoi Haaland, i cili deri më tani i ka mahnitur të gjithë me performancën e tij në Bundesligë.

SHKARKO APP