Hakimi: I bindur që nuk gabova, Zidane mendonte ndryshe nga unë!

Achraf Hakimi ka qenë vendimtar në këtë fillim sezoni te skuadra e PSG-së, duke lënë menjëherë gjurmë. Kundër Metz ai shënoi dy gola, ndërkohë që ka folur për momentin që po kalon në një intervistë për “L’Equipe”.

“Kisha ndjesinë se duhej të vija Paris, për të qenë më i lumtur këtu. PSG është një klub i madh dhe unë i vlerësoj shumë njerëzit që më duan. Isha me fat që ardhja ime u shoqërua me blerje të mëdha. Tashmë jam i sigurt se nuk bëra ‘gabim’.

Zidane? Kam mësuar shumë prej tij, ajo që ndodhi në vitin 2020 nuk ka të bëjë me të. Këto janë aspekte të tjera të lidhura veçanërisht me Covid dhe Real Madridin që më bënë të largohem. Në atë moment kisha një bisedë me të. Që do të mbetet mes nesh. Ai mendonte ndryshe nga unë”, deklaroi Hakimi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP