Hakimi të hënën kryen vizitat me PSG, ja sa do të arkëtojë Interi

Achraf Hakimi të hënën do të kryejë vizitat mjekësore në Paris dhe më pas do të hedhë firmën në kontratën që do ta lidhë me PSG, deri në 2026 dhe falë së cilës do të përfitojë 8 milionë euro plus 2 të tjera në formë bonusesh në sezon për 5 vitet e ardhshme.

Inter ndërkohë mund të rregullojë bilancin duke arkëtuar 60 milionë euro, plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh për një total prej 70 milionësh.  Me shitjen, edhe pse të dhimbshme të Hakimit, Interi mund të sigurojë një frymëmarrje financiare dhe të nisë një fushatë blerjesh që natyrshëm duhet të nisë nga zëvendësimi i futbollistit nga Maroku me Marottën dhe Ausilion që po analizojnë profile të ndryshme,nga Zappacista e Lazzari që kërkohen shumë nga Simone Inzaghi, deri te Dumfries.

Interi mund të mos mjaftohet me këtë largim, teksa edhe Lautaro Martinez rrezikon që të jetë një nga të sakrifikuarit e kësaj periudhe të vështirë financiare.

SHKARKO APP