“Hakmarrja” e Cikalleshit, sulmuesi shqiptar ndëshkon Basaksehirin në sekondën e fundit
Trajneri Abdullah Avci nuk pati besim tek ai, u largua nga Istambul Basaksehiri në muajin Janar si një person i panevojshëm, por Sokol Cikalleshi ia ktheu me të njëjtën monedhë ish klubit të tij duke realizuar një gol me koeficent të lartë vështirësie në sekondat e fundit, për ti dhuruar tre pikët e ekipit të tij aktualt Akhisar Belediyes përballë kundër Basaksehirit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare në minutën e 94-ët të takimit nxorri nga cilindri një gjuajtje në gjysmë-khtesë e cilë përfundoi drejt e në rrjetën e portierit Babacan. Kavajasi në shenjë respekti nuk festoi, por me golin e shënuar ndoshta vërtetoi se disa minuta më shumë i duheshin ofruar në kohën kur ishte pjesë e skuadrës nga Stambolli.
Përsa i përket takimit Akhisari gjeti i parë avantazhin me autor Vaz Te. Më pas Basaksehiri rivendosi baraspeshën me Ajhan. Në minutën e 83-të trajneri Kafkas bëri zgjedhjen e duhur duke aktivzuar Cikalleshin dhe në mbyllje shqiptari u shndërrua në njeriun e ndeshjes me golin e artë në frymarrjen e fundit.
Me këtë sukses të nënshkruar nga lojtari shqiptar Akhisar qëndron i qetë në pozicionin numër 13 me një distancë prej 10 pikësh nga zona e akullt e renditjes.
KOHA JONË SONDAZH

