Halili: Dënimi na ra si bombë e na mbeti në dorë!

Tirana është në kaos të plotë dhe në dëshpërimisht në kërkim të një zgjidhje për të dalë nga situata. Bardheblutë kishin firmosur me Cisse, pasi sulmuesi kishte prishur kontratën në mënyrë të njëanshme me Ujidad Kazablanka, për shkak se kishte paga të papaguara. Klubi maroken e bllokoi në atë kohë regjistrimin e sulmuesit, por Tirana mori fillimisht një leje të përkohshme federimi ndërsa gjyqi vazhdonte në FIFA dhe tani ato 200 mijë dollarë, në pamundësi për ti marrë nga lojtari, klubi i Kazablanka i kërkon nga pala e tretë që është Tirana, situatë që solli ndërhyrjen e FIFA-s.

“Kjo çështje na ka rënë si bombë e na mbeti në dorë. Tirana po mundohet të rivendosë kontaktet me Kazablankan për të kërkuar një rrugë-dalje, në mënyrë që të mos humbë dritaren dimërore të merkatos” ka sqaruar presidenti, edhe pse duket si një garë kundër kohës.

Kemi diskutuar prej 9 orësh mbrëmë në një mbledhje urgjente me drejtuesit e klubit. Tani e para e gjërave është të kontaktojmë sërish me Kazablanca, sepse nuk po arrijmë të gjejmë lidhjen”. Vendimi është marrë në fakt kohë më parë nga FIFA dhe është konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykimit, gjë që do të thotë që nëse bardheblutë nuk paguajnë shumën nuk do të kenë merkato të hapur”, deklaroi Halili.

SHKARKO APP