Halili: Kishim fat në short, brenda javës do bëjmë 3 blerje të reja!
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka folur në lidhje me shortin e Champions Leagues. Numri një i klubit bardheblu ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit.
“Ndihem vërtet mirë, madje jam i qetë. Edhe pse ka pandemi, futbolli vazhdon. Është lehtësim fakti që të vazhdojmë të respektojmë ato rregulla që ka vendosur UEFA si edhe Federata Shqiptare për futbollin.
Kisha pritshmëri për shortin. Më tepër u gëzova për këtë përzgjedhje të fatit, pasi ne kemi luajtur më parë me FC Dinamo Tbilisi. Për klubin ishte short i mirë, duke shpresuar që të ecim bindshëm përpara.
Brenda javës do të kemi edhe tre afrim të reja. Shpresoj edhe uroj që të gjithë futbollistët të vazhdojnë të gëzojnë shëndet të mirë edhe të shkojmë në Gjeorgji të mobilizuar për të zhvilluar këtë ndeshje të radhës”, u shpreh Halili.