Halili reagon pas largimit të Dedes: O kanë bërë qejf trajnerët me mua…
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli para mediave për largimin e trajnerit Nevil Dede, vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes që bardheblutë humbën 1-0 ndaj Laçit.
Kur u pyet se çfarë ndodhi para takimit, Halili u shpreh “Pyesni trajnerin, le të flasë ai i pari. Sepse sa herë që kam folur unë i pari, më ka dalë mua më keq. Unë jam në rregull me gjërat e mia. Pasi të flasë ai, do ta mësoni si është e vërteta. Sa herë kam folur unë, mua më ka kushtuar ana financiare. Ne si klub do të punojmë të gjithë bashkë, skuadrën e kemi, por duhet shumë punë për të ecur përpara”.
Halili humbi qetësinë kur u pyet nëse ka ndërhyrë ndonjëherë në formacion “Sa herë më do qejfi, bëj ndërhyrje në formacion. Sa herë të thoni ju (gazetarët) që unë kam ndërhyrë, kam ndërhyrë. Kam 20 vjet që ndërhyj. O kanë bërë trajnerët qejf me mua, nuk besoj të kenë bërë me dikë tjetër”.