Halili: Titulli falë punës së palodhur, me Egbo-n do të flasim për të ardhmen!

Tirana u shpall zyrtarisht kampione e sezonit 2019-2020 edhe pse duhen dy javë deri në përfundim. Presidenti Refik Halili u shpreh i lumtur pas këtij sezoni.

“Është një arritje e bërë falë një pune prej shumë kohësh, që fillon nga punëtori i fushës deri te presidenti. Jam shumë i gëzuar që arritëm t’i shtonim dhe një trofe klubit tonë. U bënë 25 tituj kampionë. Ka qenë një menaxhim më të mirë se çdo vit tjetër. Kemi pakësuar borxhet, që prej vitit 2015.

Punon një grup me organizimin e fetës. Pandemia na ka mbërthyer keq. Mbase duhet t’i bëjmë thirrje kryeministrit ta festojmë në stadium këtë titull, duke respektuar dhe normat. Po bëhen koncerte në këtë kohë. Nëse do të na lejojnë, do të festojmë të gjithë bashkë, sipas programit të organizatorëve. Mund ta bëjmë një festë simbolike me 2 mijë veta.

Egbo? Është trajneri i parë i huaj që merr titullin kampion te Tirana. Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Gjej rastin t’i falënderoj Kostën dhe Xhafën, edhe drejtorin, zëdhënësin, drejtorin e stadiumit. Mbrapa ka qenë një suitë. Mbështetje të veçantë na ka dhënë tifozeria, që ka qenë një aset i çmuar. Do të ulemi me Egbo-n të bisedojmë se çfarë do të bëjmë për Ligën e Kampioneve. Nëse biem dakord vazhdojmë, nëse jo do të vazhdojmë me trajner tjetër”, u shpreh Egbo për Supersport.

SHKARKO APP