Hamburgu, stacioni ynë i dytë në Euro2024
“Hamburgu, stacioni ynë i dytë në Euro2024” kështu shkruan në një postim të sajin, Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka postuar një videopromo ku shpërfaqet Hamburgu, qyteti pritës i kësaj ndeshje, ndoshta vendimtare për fatin e kombëtares shqiptare të futbollit.
Shqipëria në rrugëtimin e saj në Europian e Gjermanisë, pas humbjes 2-1 me italianët kampionë më 15 qershor 2024 në Dortmund, përgatitet për sfidën e radhës, atë kundër Kroacisë më 19 qershor 2024, e cila ndeshjen e parë me spanjollët e humbi me rezultatin 3 me 0.
Sfida e fundit e Grupin B për kuqezinjtë do të jetë ajo ndaj Spanjës, ndeshja do të luhet më datë 24 qershor 2024, në stadiumin “Düsseldorf Arena”. Humbja në ndeshjen e parë i ka mobilizuar futbollistët kuqezi për të luftuar për maksimumin në këtë ndeshje ku dy ekipet përballen për të fituar diçka ose për t’i humbur të gjitha.
Futbolli ka gjithnjë të papritura dhe asgjë nuk parashikohet në këtë sfidë të radhës për ekipin tonë përfaqësues. Të gjithë shkojnë për të fituar, por fati zgjedh të jetë vetëm në anën e njërës palë.
Le të lutemi.
Albert Vataj/ Koha Jonë