Hamilton edhe 3 vite në F1
Lewis Hamilton ka thënë se nuk ka plane për të vënë frenat në karrierën e tij, dhe do të jetë edhe për tri vjet në Formula 1.
Gjashtë herë kampioni i botës në Formula 1 është në bisedime për një marrëveshje të re me Mercedes, dhe anglezi po kërkon rritje të pagës së tij.
Por në mes të spekulimeve për të ardhmen e tij, Hamilton këmbëngul se dëshiron të jetë në këtë sport sa kohë të jetë e mundur, duke thënë se mbyllja e shkaktuar nga koronavirusi i ka dhënë atij hapësirë për frymëmarrjeje.
Kontrata e Hamilton skadon në fund të këtij sezoni, me 35 vjeçarin që synon të fitojë kampionatin e tij të katërt më radhë.
35 vjeçari ka vendosur që në dy vitet e ardhshme, të mos e mendojë largimin.