Hamilton fiton në Portugali, pas tij, Verstappen dhe Bottas
Lewis Hamilton me Mercedes fitoi Çmimin e Madh të Portugalisë në Portimao, garën e tretë të Botërorit e Formula 1. Britaniku fitoi ndaj rivalit të përhershëm, holandezit Max Verstappen, ndërkohë që finlandezi Bottas mbyll podiumin në vend të tretë, pasi kishte marrë “pole position” në provat zyrtare.
Gara u karakterizua nga disa parakalime spektakolare mes dy protagonistëve Verstappen ndaj Hamilton. Ferrari i Leclerc dhe Sainz e mbylli garën respektivisht në vend të 5 dhe të 11, shumë larg konkurimit për podiumin. Ky është triumfi i 97 në karriere për Lewis Hamilton, që rikthehet në krye të klasifikimit.
Xhek Miler është fituesi i Cmimit të Madh të Spanjës në Moto Grand Prix. Piloti vendas u nis nga vendi i tretë dhe e kaloi i pari vijën e finisht në Herez duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Françesko Banjaja dhe Franco Morbidelin.
Ky është suksesi i parë sezonal për Miler, ndërkohë që Dukati, arrin të mbyll një garë në dy vendet e para, për here të parë prej vitit 2018. Vetëm vend i 9 për Mark Markez që zhvilloi garën e dytë që pas rikthimit, ndërkohë që në provat e lira të kësaj fundjave, ishtë protagonist i një tjetër rrëzimi te frikshëm.