Handanovic: Të gjitha ekipet kundër nesh japin diçka më shumë!

Interi do të ketë një ndeshje vendimtare kundër Realit në Champions league, një duel që do të vendosë për ecurinë në kompeticionin më të rëndësishme për klube. Duke folur në konferencën për shtyp, ai u shpreh se ekipi i tij duhet të shfrytëzojë shanset që do i jepen.

“Për të kaluar raundin na duhen 7 pikë, gjithçka është akoma në lojë, por rëndësia e ndeshjes ndaj Real është thelbësore. Çdo lojtar duhet të përmirësohet në nivel, në ndeshjen e parë kemi luajtur mirë, por kemi humbur në episodet që bëjnë diferencën.

Duhet të kuptojmë se kur skuadrat luajnë kundër Interit, ata gjithmonë japin diçka më shumë, dashakeqësia jonë konkurruese gjithmonë ka qenë në krye, na ka ndodhur katër apo pesë herë në fillim të sezonit”, deklaroi Handanovic.

SHKARKO APP