Harry Kane mendon për transferimin e bujshëm te Barcelona
Sipas raportimeve nga Sport, Barcelona po përgatitet të bëjë një lëvizje të bujshme në merkaton e verës duke synuar transferimin e Harry Kane nga Bayern Munich. Sulmuesi anglez, 32 vjeç, po zhvillon një sezon fantastik me 22 gola dhe 3 asistime në 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet, por mund të largohet nga Bavarezët pas vetëm dy vitesh.
Katalanasit po kërkojnë pasuesin ideal të Robert Lewandowskit, kontrata e të cilit përfundon në qershor, dhe e kanë vendosur Kane si objektivin kryesor. Në listën e tyre ndodhet edhe Julian Alvarez i Atletico Madrid (dikur i Manchester City), por kapiteni i Anglisë konsiderohet prioriteti absolut.
Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se Kane është i hapur për një kalim te Barcelona, megjithatë nuk do të marrë një vendim përfundimtar para fundit të sezonit. Arsyeja lidhet me një klauzolë speciale në kontratën e tij me Bayernin, e cila i mundëson të largohet në verë për një shumë të reduktuar prej 57 milionë paundësh, pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2027.
Situata e anglezit ka tërhequr vëmendjen edhe të disa klubeve të Premier League, përfshirë Tottenhamin, ish-skuadrën e tij, e cila sipas marrëveshjes së shitjes për £104 milionë në vitin 2023, ka të drejtën e parë të refuzimit në rast se aktivizohet klauzola e lirimit.
KOHA JONË SONDAZH

