Harry Kane shuan zërat për largim: Jam i lumtur te Bayerni!

Sulmuesi anglez Harry Kane nuk ka ndërmend t’i thotë lamtumirë Bavarisë. Një vit e gjysmë pas mbërritjes në Gjermani, “uragani” nuk ka absolutisht asnjë dëshirë për t’u rikthyer në Premier League. Kohët e fundit janë shtuar zërat për një rikthim në vendlindje.

“Kanë dalë histori që nuk kanë asnjë bazë të vërtetë. Jam 100% i fokusuar te Bayern dhe te sezoni që jemi duke zhvilluar. Nuk e di se nga vijnë këto fjalë për transferimin tim tek ekipet e Premier League”, tha sulmuesi anglez për mediat.

Kane ka shënuar 77 gola në 83 ndeshje zyrtare me Bayern Munich, klub me të cilin ka një kontratë deri në verën e vitit 2027.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam jashtëzakonisht i lumtur këtu. Mendoj se kemi një ekip fantastik, staf fantastik stërvitor dhe thjesht ndjej se dua të luaj në nivelin më të lartë të mundshëm. Unë e di se gjërat mund të ndryshojnë në futboll në një kohë të shkurtër, por në fund të fundit fokusi im është këtu“, deklaroi Kane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?