Hasi kujton sfidën me Greqinë: Gjynah çfarë hoqën ndaj nesh, mezi mbajta lotët!

Besnik Hasi, trajneri i skuadrës Al Riyad në Arabinë Saudite, në një intervistë për Supersport kujtoi kohët kur ishte pjesë e kombëtares sonë. Një nga ndeshjet më të veçanta ishte padyshim sfida ndaj Greqisë në 2004.

“Kundërshtari vinte si kampion i Europës dhe normal që situata politike që ka qenë gjithnjë. Në ndeshje kemi qenë shumë të qetë, pavarësisht se presioni jashtë ka qenë i madh. Presioni më i madh ishte kur shkuam te stadiumi. Stadiumi ishte mbushur 2 orë para.

Sa u futëm në fushë, aty më kapi një emocion që nuk e kisha më parë, pasi e pashë për herë të parë stadiumin aq plot. Më kapi një ndjenjë që mezi i mbajta lotët. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë kjo. Kur filloi ndeshja ne ishim të motivuar, gjynah grekët çfarë hoqën.

Kosova me fanellë kuqezi? Është një pyetje me spec. Në jemi të gjithë shqiptarë, por tani Kosova është një shtet sovran dhe ka gjithçka të një shteti tjetër, pavarësisht se në kokat tona gjithçka është kuqezi.

Çfarë i mungonte Kombëtares që të arrinte më shumë? Dje kisha një telefonatë të gjatë me Fakajn. Na mungonte ambicia. FSHF ka bërë hapa shumë përpara tani. Në atë kohë sistemi i garave ishte më i vështirë se tani.

Për këtë e ndjej edhe veten fajtor. Kemi pasur kualitet mjaftueshëm, por ambicia na ka munguar për të arritur suksese. Nuk e patëm një trajner si De Biasi të na fuste shpirtin e garës në grup. Ne ishim në gjendje që mposhtnim kampionin e Europës dhe më pas na mposhte Gjeorgjia. Te ndeshja e bamirësisë kishte shumë humor, por edhe shumë polemika”, deklaroi Besnik Hasi.

 

SHKARKO APP