Hazard, nëse do të operohet rrezikon të mos luajë më futboll

Eden Hazard po kalon një aventur të mallkuar te Real Madrid. Belgu ka kaluar shumë dëmtime dhe më shumë ka qenë jashtë fushe se sa brenda saj.

Dëmtimi i fundit duket se i ka përkeqësuar akoma më shumë gjërat dhe sipas doktorëve Hazard mund ta mbyllë me futbollin e luajtur. Diçka të tillë e ka thënë doktori Gonzalez, i cili është shprehur se një operacion tjetër në gju për Hazard është shumë i rrezikshëm.

“Një operacion i tretë në gju për Hazard është shumë i rrezikshëm. Ekziston mundësia që Eden mund të mos luajë më futboll”, përfundoi doktori Gonzalez.

SHKARKO APP