Hazard pëson një tjetër dëmtim, 3-4 javë jashtë fushave
Eden Hazard nuk i ndahet dëmtimeve me fanellën e Realit që nga viti 2019. Gjatë pjesës më të madhe të kohës sulmuesi ka qenë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave dhe duket se do e bëjë sërish këtë.
Në fillim të dhjetorit belgu arriti të kalojë disa shqetësime fizike dhe u rikthye në fushë. Pikërisht në momentin kur ai po niste të rikthehej në formën e tij më të mirë, Hazard pëson një tjetër dëmtim.
30-vjeçari nuk është stërvitur as dje dhe as sot për shkak të një dëmtimi muskulor. Ai do i nënshtrohet vizitave të mëtejshme fizike, teksa paraprakisht mësohet se do jetë 3 deri në 4 javë jashtë fushave.